75 Mall Live Search
17:59 / E Enjte, 18 Dhjetor 2025 / Gj Sh

Plani i Zidane për të ardhmen, larg Real Madridit

Pavarësisht spekulimeve të shumta që e lidhin me një rikthim të mundshëm te Real Madridi, fokusi i Zinedine Zidane për hapin e radhës në karrierë mbetet te kombëtarja e Francës pas Kupës së Botës.

Sipas raportimit të gazetarit të njohur Fabrizio Romano, deri në këtë fazë nuk ka asgjë të nënshkruar zyrtarisht, por ekziston një plan i qartë për të ardhmen e ish-trajnerit të Real Madridit, shkruan IndeksOnline.

Zidane po e pret momentin e duhur dhe prioriteti i tij kryesor është marrja e drejtimit të “Les Bleus” pas përfundimit të ciklit aktual.

Emri i Zidane është përmendur vazhdimisht në lidhje me pankinën e Real Madridit, sidomos në periudha pasigurie për trajnerin aktual, megjithatë burime pranë tij bëjnë të ditur se ai nuk është i nxituar për t’u rikthyer në futbollin e klubeve.

Zidane, kampion bote si lojtar dhe trajner, shihet si pasardhësi ideal për të udhëhequr Francën në vitet e ardhshme./IndeksOnline/