10:53 / E Martë, 23 Mars 2021 / Blerim

Plani që nuk u realizua! Modelja tregon si ia ofruan 60 mijë euro për t’ia shkatërruar karrierën Djokoviçit

Novak Gjokoviqi është një nga sportistët më të famshëm në botë. Ai madje tani po kryeson (1) edhe si lideri i botës në sportin e tenisit.

Shumë njerëz nuk e duan arritjen e tij. Kështu mendon edhe modelja e njohur në Serbi, Natalija Shçekiq. Ajo përmes një interviste ka treguar një histori se si ia ofruan plot 60 mijë euro për t’ia shkatërruar karrierën tenistit, Gjokoviq, shkruan IndeksOnline

“Më telefonoi një burrë, e di se kush është e njoh mirë. Është nga Beogradi. Ai më ftoi për një takim. Mendova se është diçka serioze, për ndonjë reklamë apo për foto. Gjatë bisedës ai më tregoi për planin. Mendova se është kamera e fshehtë. Ai mi ofroi 50-60 mijë euro, por unë i refuzova. Sigurisht se nuk jam tip i tillë. Më thanë që ta joshja Novakun dhe ta xhiroja në shtrat. Ai nuk i meriton këto gjëra. Kjo nuk është e drejtë”, ka thënë modelja serbe.

Kujtojmë se titulli i fundit i Grand Slam i fituar nga Novak Gjokoviqi është “Australian Open” i këtij viti./IndeksOnline/