75 Mall Live Search
21:53 / E Premte, 07 Tetor 2022 / Gj. Sh

Planifikohet lëvizja befasuese, Aubameyang në bisedime me gjigantin evropian

Paris Saint-Germain raportohet se është në bisedime me Pierre-Emerick Aubameyang për një lëvizje drejt “Parc des Prince” gjatë afatit kalimtar të verës së ardhshme.

Sulmuesi iu bashkua Chelseat nga Barcelona në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës, teksa deri më tani ka regjistruar vetëm katër paraqitje në total.

Aubameyang ka shënuar në dy ndeshjet e tij të fundit, kundër Crystal Palace dhe Milan. Ai ka kontratë të vlefshme me Chelsean deri më 30 qershor 2024.

Megjithatë, “FootMercato” ka raportuar sulmuesi mund të transferohet te PSG-ja verën e ardhshme, pasi klubi francez veçse ka filluar bisedimet.

33-vjeçari thuhet se tashmë është duke bërë plane për t’u transferuar në Paris, pasi ai është i vendosur të përfaqësojë kampionët e Francës përpara se të pensionohet nga futbolli.

Sulmuesi nga Gaboni ka luajtur nën drejtimin e trajnerit të Paris Saint-Germainit, Christophe Galtier, në Saint-Etienne më herët në karrierën e tij dhe dyshja thuhet se janë të etur për një ribashkim në kryeqytetin francez.

Parisienët janë ende në kërkim të një sulmuesi rezervë dhe besohet se e shohin ish-sulmuesin e Arsenalit si blerjen ideale përpara sezonit të ardhshëm – 2023/24.