09:46 / E Enjte, 04 Janar 2018 / indeksADMonline

Planifikoni të udhëtoni me aeroplan? Në cilën pjesë të aeroplanit turbulenca ndihen më pak

“Dama dhe zotërinj, lidhni rripat”. Disa udhëtarëve në komunikacionin ajror tashmë kjo fjali u është e mjaftueshme që të ndien bezdi…

Turbulencat ajrore nuk janë të këndshme, posaçërisht jo për ata që kanë frikë nga udhëtimi me aeroplan apo kanë lukth të ndjeshëm.

Mirëpo nuk dridhet çdo pjesë e aeroplanit njësoj kur hyn në vorbull ajrore.

Ku është më mirë të uleni për të ndier turbulencat sa më pak që të jetë e mundshme?

“Në të vërtetë, më së paku do të ndieni dridhjet në mesin e aeroplanit”, shpjegon profesori Andreas Strohmayer, nga instituti i aviacionit të Universitetit të Shtutgartit.

Aeroplani më së paku luhatet në vendin ku bashkohen krahët me trupin. Prandaj, udhëtarët të cilët ndodhen afër mesit të aeroplanit më së paku e ndiejnë edhe ndërrimin e drejtimit të fluturakes.

Ndërkaq, pjesa më e papërshtatshme e aeroplanit është pjesa e pasme.

Kur piloti drejton stabilizatorët vertikalë apo me timon, udhëtari në bisht të aeroplanit këtë mund ta ndiejë sikur dikush e tërheq prapa nga ulësja, ndërkaq me rastin e turbulencave i duket sikur dikush e shtyn.

Vendi në bisht të aeroplanit nuk është ideal as me rastin e ngritjes së aeroplanit”.

Kur aeroplani ngrihet, udhëtarët nga fundi kanë ndjenjën sikur bien në ashensor”, thotë Strohmayer.

Temat: