75 Mall Live Search
11:08 / E Mërkurë, 06 Tetor 2021 / C E

Plas Covid-i te Shqipëria, mbrojtësi dhe fizioterapisti dalin pozitivë

Erion Hoxhallari dhe Arzen Voci, të dy nga Tirana, kanë dalë me COVID-19 dhe FSHF sot ka dalë me njoftim zyrtar. Një ditë më parë edhe Marsel Ismajlgeci, po i bardhebluve, doli pozitiv te Shqipëria U21.

NJOFTIMI  – Kombëtarja shqiptare ka nisur që prej ditës së hënë grumbullimin dhe stërvitjet intensive në kuadër të dy sfidave të rëndësishme ndaj Hungarisë dhe Polonisë, të vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror “Katar 2022”.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije për mediat dhe opinionin publik se ditën e djeshme është larguar nga grumbullimi mbrojtësi Erjon Hoxhallari si edhe fizioterapisti i Kombëtares, Arzen Voci, të cilët pas testeve të kryera kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.