Plas grushti në një qendër numërimi në Tiranë, vëzhguesi godet kryetarin e KZAZ

Një incident i rëndë është regjistruar sot në Qendrën e Numërimit të Votave në Kashar, Tiranë, gjatë procesit të zgjedhjeve në Shqipëri.
Kryetari i Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ) është goditur me grusht nga një vëzhgues i kandidatit Orlando Rakipi, pas një përplasjeje për një votë të kontestuar.
Ngjarja ndodhi në prani të komisionerëve dhe vëzhguesve të tjerë, duke krijuar një situatë tensioni që solli ndërprerjen e menjëhershme të numërimit.
Sekretari i KZAZ, Remzi Memedi, ka bërë kallëzim zyrtar në komisariat për incidentin.