LIVE: Tensione te Parlamenti, protestuesit me gurë, Policia me ujë dhe gaz lotsjellës
Policia, thirrje me megafon Gazmend Bardhit që të largojë protestuesit brenda 5 minutave, në të kundërt do të përdoren mjetet sipas ligjit.
“Nga protuestuesit po kryhen akte të rënda dhune ndaj punonjësve të policisë, po cënohet rendi publik dhe siguria e qytetarëve.
I NDERUAR ZOTI GAZMEND BARDHI !
Si organizator i tubimit , ju lutemi kërkoni nga protestuesit të ruajnë qetësinë. Protestuesit duhet të ndërpresin veprimet e dhunshme dhe të shpërndahen.
Ju bëjmë thirrje të distancoheni nga këto veprime të dhunshme
Veprimet e protestuesve janë të kundërligjshme dhe të dënueshme nga ligji penal. Në rast se për 5 minuta nuk do të ndërprisni veprimet e kundraligjshme turma do të shpërndahet forcërisht nga Policia e Shtetit e cila do të përdorë forcën dhe mjetet e saj, sipas ligjit”.
14:10 – Një pjesë e protestuesve zhvendosen pranë përmendores së Azem Hajdarit, ndërsa Basha është nisur me një pjesë të protestuesve drejt Kryeministrisë, shkruan A2news.
—
Pas më shumë se 3 orë para Kryeministrisë, situata është tensionuar përpara Parlamentit, ku protestuesit janë përplasur me policinë.
Kjo e fundit ka hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Ende nuk është e qartë se si do të vijojë protesta e opozitës.
Para Parlamentit ndodhet edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha.



A2
