Plas sherri mes aktorëve turk, të cilët u përfolën për një lidhje

Janë përfolur për një lidhje të mundshme, teksa xhironin për filmin “Një puthje në errësirë”.
Aktorët e njohur Demet Ozdemir dhe Can Yaman, vazhdimisht e mohuan një gjë të tillë, por fotografitë të publikuara nga mediat turke e tregonin të kundërtën.
Megjithatë Can e pranoi se kishte pasur një lidhje të shkurtër me Demet, dhe tani mes tyre ka një zënkë, e cila po komentohet mjaft shumë
“Unë s’e kam menduar kurrë Demetin si një femër që mund ta dashuroj. Ajo është thjesht një mikeshë dhe kështu do mbetet. E kam ekzagjeruar kur kam folur për të. Mbase ajo më ka pëlqyer mua, por unë jo. Ajo mbetet e mrekullueshme dhe një vajzë e bukur, por nuk ka karakteristikat e vajzës së ëndrrave të mia. Unë e kuptoj që shumë femra bien në dashuri me mua, por nuk është faji im”, ka thënë aktori.
Demet Ozdemir i ka kthyer përgjigje:
“Disa njerëz egoistë e kanë zakon të mohojnë faktet. Ndonjëherë pyes veten mos kanë probleme psikologjike! Unë nuk i kërkoj askujt të më dashurojë, por të paktën ji i sinqertë para të tjerëve”./Indeksonline/