19:00 / E Mërkurë, 07 Prill 2021 / AR

Plas sherri mes Mevlanit dhe Ledjanës: Nuk po interesohesh për mua!

Mevlani dhe Ledjana janë deklaruar për njëri tjetrin.

Që nga ai moment, ka pasur keqkuptime të shumta mes protagonistëve, shkruan Indeksonline.

Në takimin që kanë pasur sot, Mevlani u ankua për sjelljet e Ledjanës duke thënë se ajo nuk po shfaq interes për të.

Mevlan: Ke 2 muaj që qan për mua dhe tani që u deklarova, nuk merr një herë në telefon “Si je?” e “Çfarë bën?”

Ledjana: A je në takim me mua? Koha është gjëja më e çmuar për mua dhe po ta kushtoj ty. Ma përmend gjithë kohës dhe dyshon gjithë kohës te unë, hera e fundit që e bën këtë gjë.

Mevlan: Po unë i shkreti po mendoj për mirë se po bie brenda me një person që nuk i interesoj./Indeksonline/