75 Mall Live Search
11:31 / E Hënë, 17 Mars 2025 / AR

Plas sherri midis Kim Kardashianit e Kanye Westit

Kanye West ka publikuar një këngë të re, “Lonely Roads Still Go To Sunshine”, në rrjetet sociale.

Për këtë këngë ka punuar me Diddyn dhe djalin e tij Christian King, por edhe me vajzën e tij North West, të cilën e ka në martesën e tij me Kim Kardashianin, transmeton Indeksonline.

Kim u zemërua për këtë dhe donte të ndalonte publikimin e këngës.

Sipas TMZ-së, Kanye, postoi pamjet e mesazheve që Kimi i dërgoi për këngën në X që atëherë ai e ka fshirë postimin por thuhet se i ka thënë ish-gruas se nuk do të fliste më me të, sepse Kim mbronte emrin e vajzës së tyre.

Burime të njohura me situatën konfirmuan për TMZ-në se Kim i dërgoi një kërkesë Kanyet. Përveç letrave, ajo dyshohet se organizoi një takim urgjent me një ndërmjetës në të cilin ish-i i saj nuk u shfaq. Ata pretendojnë se pavarësisht kësaj, West premtoi se nuk do ta publikojë zyrtarisht këngën./Indeksonline/