20:28 / E Hënë, 27 Mars 2023 / C E

Plas sherri në ndeshje futbolli, tifozi futet në fushë me vajzën në krahë për të goditur një lojtar

Kaxias eliminoi Internacionalin, në kampionatin e Rio Grande do Sul me penallti, në duelin mes Beira-Rio.

Por në fund të ndeshjes plasi sherri mes lojtarëve dhe tifozëve të të dyja skuadrave.

Dhe aty ndodhi një episod i paimagjinueshëm. Disa tifozë hynë në fushë, dhe njëri prej tyre e bëri këtë edhe me vajzën e tij trevjeçare në krahë, për të sulmuar një lojtar të skuadrës rivale.

Ndërkohë rojet e sigurisë po tentonin që ta ndalonin tifozin. Ky është një episod që nuk ka ndodhur më parë.