75 Mall Live Search
14:44 / E Hënë, 20 Dhjetor 2021 / B O

Plas sherri te Lacio, trajneri Sarri e përjashton nga skuadra yllin e skuadrës!

Lazio e ka përjashtuar përkohësisht nga skuadra yllin e skuadrës, Sergej Milinkovic-Savic. Trajneri Sarri është ankuar tek pronari Lotito për sjelljet e pahijshme të yllit serb dhe shkeljet disiplinore duke kërkuar përjashtimin e tij.

Mesfushori serb nuk është ftuar për ndeshjen e mesjavës ndaj Venezias dhe kriza tek skuadra romake po troket.

Mediat italiane raportojnë se marrëdhëniet e trajnerit dhe lojtarit janë në pikën më të ulët të mundshme.

Madje flitet se Savic e ka obliguar agjentin e tij që të gjej skuadër të re në janar ngase nuk dëshiron më të kthehet te Lazio.

Milinkovic-Savic këtë sezon ka shënuar pesë gola dhe ka bërë pesë asistime me Lazion duke qenë një nga më të mirët e skuadrës së Sarrit./Indeksonline/