75 Mall Live Search
14:22 / E Martë, 07 Shtator 2021 / B O

Plas te Holanda, përjashtohen katër futbollistë, sollën femra në hotel!

Arjany Martha, Naci ünüvar, Rio Hillen (Ajax), Mimeirhel Benita (Feyenoord) dhe Xavi Simons (PSG) janë përjashtuar nga ekipi i Holandës U19.

Të rinjtë, sipas mediave holandeze, sollën disa vajza në ambientet e tyre në hotel, që nënkupton se kanë shkelur protokollin dhe rregullat e covid-19.

Selektori holandez i ka përjashtuar katër futbollistët nga kampi të cilët janë kthyer menjëherë në shtëpi.

Martha dhe Benita i sollën vajzat në hotel, ndërsa më pas Simons, Hillen e Unuvar u bashkuan në ndejë.
Xavi Simons është talenti më i madh holandez.

Ai ishte bërë i njohur si talent te Barcelona, por më pas PSG e kishte blerë kartonin e tij./Indeksonline/