Plasin të qeshurat në Pejë, dhurata e punëtores për Albin Kurtin!

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe presidentja në detyrë, Vjosa Osmani, kanë vizituar fabrikën e këpucëve “Bobi” në Pejë.
Kjo fabrikë u përkujdes që t’ia jepte një dhuratë Kurtit. Aty plasën të qeshurat pasi mori këpucët.
“Ne e kemi një komision në lëvizje, të gjitha dhuratat që i marrim duhet me i çu aty, pastaj…”, u shpreh Kurti.
Ndërsa, punëtorja e fabrikës ia ktheu: “Qeto mos i ço kërkun, po çoji drejt në shtëpi. Çoji te gruja jote”, tha ajo. /Indeksonline/