75 Mall Live Search
16:32 / E Shtunë, 27 Shtator 2025 / BA

Platforma “Liria ka Emër” marsh drejt Hagës me motoçikleta, nisja nga Prishtina më 15 tetor

Organizatorët e platformës “Liria ka Emër”, kanë bërë të ditur se do të organizojnë një udhëtim me motoçikleta drejtë Hagës.

Nisja e këtij marshi do të bëhet nga 15 tetori dhe do të kalojë përmes disa vendeve evropiane. Më 17 tetor do të jenë në Zyrih dhe për ta vazhduar më pas drejt Hagës.

“Të gjitha rrugët na çojnë për Hagë.Më 19 tetor jemi atje.Për drejtësi, për liri, për dinjitet”, thuhet në njoftimin e Liria ka Emër”