Platforma për dialog pritet të votohet nga ekipi negociator
Delegacioni shtetëror do të mbajë sot takim, kur pritet që të votohet Platforma për Dialogun.
Këtë e ka bërë të ditur bashkëkryesuesi i Delegacionit, Shpend Ahmeti, duke paralajmëruar se të premtën pritet që ajo të shkojë në Kuvend.
Ahmeti gjithashtu ka thënë se kjo Platformë për Dialogun nuk është dorëzuar akoma te presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj.
Në Delegacion Shtetëror është Avni Arifi që përfaqëson kabinetin e kryeministrit dhe AAK-në. Enver Hoxhaj është po ashtu aty dhe përfaqëson PDK-në.