Play-off-i i sigurt! Kosova dhe Zvicra ndahen në paqe
Kosova dhe Zvicra janë ndarë në paqe me rezultat 1:1, në ndeshjen e sotme të zhvilluar në “Fadil Vokrri”.
Serinë e golave sonte e hapen mysafirët, me Ruben Vargas që shënoi dy minuta pas fillimit të pjesës së dytë, shkruan IndeksOnline.
Me gjithë tentativat dhe konsistencën e madhe, “Dardanët” nuk gjeten golin e barazimit deri në minutën e 74-të, me një gol të paparë nga Florent Muslija, i cili shënoi jashtë vijës së 16-metërshit.
Ndeshja u shoqërua me lojë intensive nga të dy palët, por sfida e sontme ishte e destinuar të përfundojë me barazim.
Dy lojtarë të tanë gjetën kartonin e verdhë: së pari Amir Rrahmani (’10) e pastaj Elvis Rexhbeçaj (’90+4).
Si përfundim, fazën e grupeve për kualifikim në Botëror do ta përfundojmë në vendin e dytë në tabelë.
Një gjë tashmë është e sigurt: play-off-i.
Të enjten mësojmë rivalët e marsit, që me shumë vullnet dhe shpresë, mund të kualifikohemi tutje.
Ëndrra vazhdon!

