Play-offi i Championship-it dhuron super emocione, ky ishte goli në sekondat e fundit që çoi Sunderlandin në finale

Skuadra e Sunderland është kualifikuar në finalen e madhe të play-offit të Championshipit, pasi mbrëmë me spektakël të vërtetë fitoi ndaj Coventry Cityt.
Në fakt, ishte goli i shënuar në sekondat e fundit nga mbrojtësi, Daniel Ballard që çoi ekipin e famshëm anglez në finale për të synuar rikthimin në Premier League pas tetë vjetësh, shkruan Indeksonline
Ballard shënoi gol për 1:1 në sekondat e fundit të vazhdimeve, derisa skuadrat mentalisht po bëheshin gati për penalltitë.
Sunderland në finale do të takohet me Sheffield Unitedin, që kjo e fundit eliminoi Bristol Cityn e Anis Mehmetit.
Finalja e “Wembleyt” zhvillohet më 24 maj dhe si çdoherë, kjo pritet të jetë një nga finalet më të shtrenjta në futboll./Indeksonline/
🤯⏰ This is the moment Daniel Ballard (25) scored a header in 120+2′ to send Sunderland to the play-off final at Wembley. 💥
— EuroFoot (@eurofootcom) May 14, 2025
The Premier League dream is alive. ❤️ pic.twitter.com/8ttxTlBVVC