75 Mall Live Search
08:32 / E Martë, 01 Qershor 2021 / Blerim

Playoffi në NBA/ Utah Jazz shënon fitoren e tretë

Skuadra e Utah Jazz shënon fitoren e tretë në playoffin e NBA-së, duke e mposhtur 120 me 113 skuadrën e Memphis Grizzlies.

Më i miri në fushë ishte basketbollisti amerikan, Mitchell që bëri 30 pikë, 2 kërcime dhe 8 asistime, shkruan IndeksOnline

Mitchell u ndihmua shumë edhe nga bashkëlojtari, Clarkson që ishte koshashënuesi i dytë më i mirë në mbrëmje, me 24 pikë e 6 kërcime.

Te skuadra e Memphis më i dalluari në fushë ishte Morant me 23 pikë, 6 kërcime dhe 12 asistime.

Kjo ishte fitorja e tretë serike për Utah Jazz, duke e cuar kështu rezultatin në 3 me 1./IndeksOnline/