75 Mall Live Search
09:55 / E Martë, 22 Gusht 2023 / AR

Plazhi shqiptar ku pushuesit sulmohen nga ‘peshku harabel’, qindra raste në ambulancë

Në qendrën shëndetësore verore Darëzezë këtë sezon janë regjistruar me qindra raste të pushuesve me probleme shëndetësore.

Mjekët e kësaj qendre thonë se pickimet nga peshku harabel dhe insektet, dehidratimi dhe alergjitë, përbëjnë rastet më të shpeshta të pushuesve vendas e të huaj, që frekuentojnë vijën bregdetare të Darëzezës në Fier.

Ndërkohë ata thonë në fundjavë numri i pacientëve që kërkojnë ndihmë mjekësore është edhe më i lartë duke arritur deri në 30 vizita ditore.

Rastet më të shpeshta të këtij sezoni veror janë nga pickimet e peshkut harabel, i cili sipas mjekêve shkakton dhimbje të forta, kryesisht tek fëmijët që rrinë zbathur në plazh.