16:55 / E Premte, 16 Nëntor 2018 / indeksADMonline

‘Plazma me Trombocite të Pasura’: Zgjidhje për shumë probleme ortopedike

Gjatë javës së kaluar, Kompania Arthrex në bashkëpunim me Spitalin Royal Medical organizuan workshop lidhur me aplikimin e PRP (plazma me trombocite të pasura) për trajtime të ndryshme në fushën e Ortopedisë, i cili u mbajt në Hotel Emerald.

Dr.Lavdim Berisha, specialist ortoped në Spitalin Royal Medical, gjatë prezantimit të tij tregoi më gjerësisht aplikimin e kësaj metode për trajtim të problemeve ortopedike, metodë e cila është përdorur suksesshëm në më shumë se 100 raste nga ekipi ynë i ortopedëve nën udhëheqjen e Dr. Qerim Kida së bashku me Dr. Agron Mahmuti dhe Dr. Lavdim Berisha.

Gjithashtu, në Spitalin tonë u aplikua injektimi i PRP në gjunjë tek dy pacientë. Përdorimi i plazmës me trombocite të pasura (PRP) po zgjerohet në fusha të shumta mjekësore, duke përfshirë kirurgjinë ortopedike dhe mjekësinë sportive.

Çfarë është plazma e pasur me trombocitet (PRP)? Trombocitet janë më të njohura për rëndësinë e tyre në koagulimin e gjakut.

Megjithatë, trombocitet përmbajnë edhe qindra proteina të quajtura faktorë rritës, të cilët janë shumë të rëndësishëm në trajtimin e problemeve ortopedike.

Për të zhvilluar një preparat PRP, duhet së pari të merret  gjaku nga pacienti i cili centrifugohet, ndahen trombocitet nga qelizat tjera dhe sasia e trombociteve se bashku me plazmën e fituar pas centrifugimit injektohet në vendin e paraparë nga ana e ortopedit tuaj. Si funksionon PRP? PRP potencialisht mund të përshpejtojë procesin e shërimit.

-PRP mund të injektohet në zonën e dëmtuar.

-PRP gjithashtu mund të përdoret për të përshpejtuar shërimin pas operacionit për disa lëndime. Cilat jane indikacionet e aplikimit te PRP ne ortopedi? Indikacionet kryesore për aplikimin e PRP janë tendinitet si psh. Tendiniti i Tetivës së Akilit, tennis elbow etj., pastaj te osteoartritet grada I-III dhe në ortopedinë sportive te lëndimet muskulare.