75 Mall Live Search
09:35 / E Martë, 02 Shtator 2025 / S Z

Plenkoviq: Ne bëmë sikur Banjska nuk ndodhi

Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq në Forumin Strategjik të Bledit në Slloveni ka përmendur sulmin terrorist të Banjskës, në të cilin u vra polici, Afrim Bunjaku.

Ai duke folur për procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe rrugën e Ballkanit Perëndimor në këtë drejtim, tha se Banjska kaloi “pa deklarata ose artikulime serioze nga askush në BE”.

“Ne bëmë sikur nuk ndodhi”, deklaroi Plenkoviq, shkruan Index.hr .

Ai mes tjerash bëri thirrje për “kthjelltësi” në lidhje me çështjen e zgjerimit dhe kontekstin global në ndryshim, duke paralajmëruar se “palët e treta do të jenë gjithnjë e më me ndikim në vendet kandidate sa më gjatë që ato të qëndrojnë jashtë Bashkimit Evropian”, transmeton Klankosova.tv.

Sulmi terrorist i Banjskës ndodhi më 24 shtator të vitit 2023. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 11 shtator 2024 kishte ngritur aktakuzë kundër Milan Radoiçiqit dhe 44 të tjerëve lidhur me këtë sulm.