75 Mall Live Search
14:16 / E Shtunë, 20 Mars 2021 / A. M.

“Pleqtë” dhe të rinjtë e LDK-së, mbledhja vendimtare e partisë!

Tashmë janë futur në sallë gjithë anëtarët e Këshillit Drejtues të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Indeksonline po ndjek nga afër mbledhjen e partisë opozitare.

Në foto më poshtë shihet kryetari, Lumir Abdixhiku i cili është i shoqëruar nga Imri Ahmeti dhe Anton Quni.

Ndërsa, nga të vjetrit, shihet Agim Veliu, Avdullah Hoti si dhe Haki Rugova.

Ndryshe, pikat e rendit të ditës do të jenë platforma e kryetarit të LDK-së dhe zgjedhja e kryesisë së re.