22:52 / E Premte, 27 Maj 2022 / OSH

Pleqtë harrojnë sëmundjet, votojnë për Shaip Kamberin

Shqiptarët e Luginës janë treguar të gatshëm të marrin pjesë në zgjedhje saherë që ju kërkohet, megjithëse thonë se po ju bëhet padrejtësi.

Këta thonë se do ta dalin në votime meqë e kanë synim që ta kenë një përfaqësues në Kuvendin e Serbisë.

Në Tërnoc është hera e tretë që mbahen zgjedhjet, teksa në vendvotimin që u përsëritën zgjedhjet patën të drejtë vote 1089 persona.