Pleurat Sejdiu rizgjidhet kryetar i Odës së Mjekëve të Kosovës
Pleurat Sejdiu është zgjedhur sërish kryetar i Odës së Mjekëve të Kosovës (OMK).
Sejdiu ishte në garë ishte me nënkryetarin e Odës së Mjekëve të Kosovës Naser Gjonbalaj.
Sejdiu mori 96 vota, ndërsa kundër kandidati i tij Naser Gjonbalaj mori 26 vota.
Sejdiu falënderoi anëtarët e Kuvendit për besimin e dhënë dhe për bashkëpunimin e deritanishëm.
Me propozim te kryetarit Sejdiu, kuvendi miratoi për zëvendëskryetar Dr.Rrezart Halili, Dr.Lauras Idrizi dhe Dr.Kreshnike Dedushi Hoti.
Ndryshe, Oda e Mjekëve të Kosovës është institucioni që përfaqëson interesat profesionale të mjekëve, mbikëqyr etikën dhe standardet profesionale në shëndetësi dhe bashkëpunon me institucionet për zhvillimin e sistemit shëndetësor në vend./Indeksonline/

