21:10 / E Diele, 29 Prill 2018 / indeksADMonline

“Plis” para 34 viteve, tifozi i Prishtinës ende ruan librezën e anëtarësisë (Foto)

Prishtina ka qenë në një formë të jashtëzakonshme gjatë viteve të 80-ta në Ligën e parë të ish-Jugosllavisë.

Rekordet e shikueshmërisë në Stadiumin e qytetit të Prishtinës edhe sot e kësaj dite janë të pathyeshme.

Thuhet se në ndeshje të veçanta numri i shikuesve arrinte deri në 40.000.

Gazetari Demir Reshiti ende e mban me shumë nostalgji librezën e anëtarësisë të vitit 1984 që e ka ruajtur me origjinalitet deri në ditët e sotme.

Ai rrëfen se ishte prezent në çdo ndeshje të Prishtinës si kryeqytet ashtu edhe në ndeshjet si mysafir.

Madje ai ka qenë me fat që ka ndjekur nga afër edhe triumfin historik ndaj Cervena Zvezdës me rezultat 1-3 në mes të Beogradit.

Prishtina e trajnerit Fuad Muzurovic dhe e futbollistëve si Fadil Vokrri, Agim Cana etj do të mbahen mend si më e mira në histori të klubit. /IndeksOnline/