“Plisat” akomodojnë të prekurit nga tërmeti në hotelin “Ora”, në Prishtinë
Plisat përmes një njoftimi kanë njoftuar se kanë strehuar familjet e prekura nga tërmeti vdekjesprurës në hotelin “Ora” në Prishtinë, shkruan Indeksonline.
Ata kanë arritur në orët e para të mëngjesit në Prishtinë, rreth orës 5 të cilët kanë sjellë nga Durrësi familje në Prishtinë.
Sipas njoftimit ata janë sistemuar shëndosh e mirë
“Shihemi sot prej orës 10:00 tek sheshi Zahir Pajaziti”, thuhet në njoftim./Indeksonline/
