75 Mall Live Search
10:21 / E Mërkurë, 27 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Thirrja e “Plisave”: Fokusojeni ndihmën në produkte ushqimore

Tifozët e Prishtinës “Plisat” po bëjnë thirrje vazhdimisht që personat të cilët shprehin vulnet të ndihmuar shqipëtarët pas tërmetit të sjellin produkte ushqimore, shkruan Indeksonline.

Sipas tyre produktet ushqimore janë më të nëvojshmet në kampet ku po qëndrojnë familjet e prekura nga tërmeti, në Shqipëri.

“Ju falenderojmë të gjithëve që po i përgjigjeni ftesës sonë për ndihmë kaq bujarisht. Është e mahnitshme sa të fuqishëm janë shqiptarët të bashkuar.

Duke e parë gjendjen nga afër, ju bëjmë thirrje që ta fokusoni ndihmën tuaj në produkte ushqimore, sepse në këtë moment, ato janë më të nevojshmet në kampet ku po qëndrojnë motrat e vëllezërit tanë.

Sot do të nisemi përsëri, disa herë gjatë ditës”./Indeksonline/