“Plisat” bëjnë thirrje që nesër nga ora 20:00, të këndohet për Prishtinën, nga ballkonet

Tifo grupi nga kryeqyteti “Plisat” përmes një postimi kanë bërë një kërkesë interesante.
Pas futjes së Prishtinës në karantinë “Plisat” kanë thënë që kanë vendosur që të sjellin një natë më relaksuse, shkruan IndeksOnline.
Ky grup i tifozëve ka bërë thirrje që nesër nga ora 20:00, nga shtëpitë të këndohet për Prishtinën.
Këngët që do të këndohen:
1. Rrugës sypatrembur.
2. Besa-Besë
Po ashtu “Plisat” kanë falenderuar të gjithë atë që janë duke u kujdesur për shëndetitin e qytetarëve në këtë kohë të pandemisë./IndeksOnline/.