75 Mall Live Search
19:00 / E Mërkurë, 08 Mars 2023 / Gj. Sh

“Plisat” e kallin atmosferën para ndeshjes së play-offit të ENBL

Sigal Prishtina sot do të luaj ndeshjen e parë të play-offit në ENBL, kundër skuadrës polake, Szczecin.

Para fillimit të ndeshjes, tifogrupi ”Plisat” janë mbledhur në numër të madh dhe janë nisur drejt ”pallatit të Rinisë dhe Sporteve”, për ta përkrahur nga afër klubin e zemrës, shkruan IndeksOnline.

Në një atmosferë fantastike, ”Plisat” kanë ndezur qytetin e Prishtinës dhe pritet që kjo atmosferë të vazhdoj edhe në paletër.

Ndeshja fillon në ora 19:00./IndeksOnline/