“Plisat” e konfirmojnë do të jenë në Maqedoni, për t’i mbrojtur tifozët kosovar

Ndeshja e Kosovës kundër Maqedonisë që do të luhet në muajin Mars, pritet të jetë një ndeshje e madhe andaj edhe tifozët janë duke u përgaditur që tani për këtë ndeshje.
Një lajm mjaftë i mirë ka ardhur nga tifozët “Ballistët” nga Tetova të cilët kanë treguar që do të jenë përkrah “Dardanëve” në këtë ndeshje.
Por për IndeksOnline e konfirmoi Kushtrim Ramadani, njëri nga drejtuesit e tifo grupit nga Prishtina, “Plisat” që edhe ata do të jenë të pranishëm në këtë ndeshje mirëpo jo brenda stadiumit.
Arsye për këtë sipas tyre janë informatat që i kanë marrë se në këtë ndeshje do të ketë edhe tifozë serb andaj “Plisat” do të jenë jashtë stadiumit për t’i siguruar tifozët e Kosovës.
Tifozët nga kryeqyteti vazhdimisht kanë qenë në përkrahje të Shqipërisë mirëpo sipas tyre këtë herë do të jenë përkrah Kosovës për arsye që kur bëhet fjalë për serbët, ata janë gjithmonë të bashkuar.
Tifozët nga Prishtina cilësohen si një nga tifozërit më të flakëta të vendit dhe që janë po ashtu mjaftë aktiv në të gjitha ndeshjet që i luan ky klub./Indeksonline/.