20:26 / E Enjte, 22 Nëntor 2018 / indeksADMonline

‘’Plisat’’ i kallin produktet serbe në Prishtinë, arrestohen dy tifozë

Fushatës për bojkotimin e produkteve të Serbisë i janë bashkuar edhe tifozët e Prishtinës,’Plisat’.

Plisat në Sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë i kanë djegur disa produkte të Serbisë.

Këtë gjë ata e kanë bërë pas taksës prej 100% që Qeveria e Kosovës ka vënë ndaj produkteve serbe, dhe pas një apeli për t’i bojkotuar produktet serbe, shkruan Insporti.

Zjarrfikësit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, për të shuar flakët e shkaktuara – ndonëse të vogla.

Të pranishëm kanë qenë edhe oficerë të Policisë së Kosovës, të cilët kanë arrestuar disa persona.

Në mesin e të shoqëruarve në Polici janë Albert Kastrati, kryetar i grupit të tifozëve “Plisat”, si dhe Kushtrim Ramadani.