18:08 / E Premte, 20 Shtator 2019 / indeksADMonline

Plisat i thërrasin tifozët që të protestojnë në ndeshjen e Prishtinës kundër Gjilanit

Drejtuesi i tifo grupit të skuadrës së Prishtinës “Plisat”, Albert Kastrati në rrjetin e tij social facebook, i ka ftuar të gjithë adhuruesit e FC Prishtinës që të protestojnë nga tribunat për gjendjen në të cilën po ndodhet klubi nga kryeqyteti.

Po ashtu ai ka kritikuar sjelljet e klubit, duke thënë se ata janë duke i injoruar problemet./Indeksonline/.

Postimi i plotë i Albert Kastratit:

MOBILIZIM!
Kundër gjendjes në klubin tonë KF PRISHTINA!

I gjithë kryeqyteti, të gjithë adhuruesit e klubit po flasin vetëm për një gjë… Cka po ndodhë me klubin Prishtina?!

Kjo çfarë po shohim sot e 6 vite, nuk po i ngjanë Prishtinës. Duke mos mjaftuar kjo, sjelljet e kryesisë së klubit karshi kësaj situate janë për cdo kritikë. Duke e injoruar si problem, sikur Prishtina të ishte klub province, pa kurfarë historie.

Në vend se të marrin përgjegjësi dhe ta eleminojnë krizën, kryesia gjenë kohë që të merren me gjëra përreth, me adhuruesit e klubit, adhurues që paguajn biletë për ta parë këtë Prishtinë, që nuk tregon asgjë. E që në ndeshjen e fundit kishte ftuar policinë speciale për tu sjellur brutalisht ndaj tyre.

Prandaj të dielën, në ndeshje me Gjilanin ftojmë të gjithë adhuruesit e KF Prishtinës, ata që janë të shqetësuar me këtë gjendje aktuale të klubit tonë, të vijnë dhe nga tribunat gjatë ndeshjes të protestojmë kunder kryesisë së klubit, për gjendjen në të cilën ndodhemi.

Para se të ndodhë kjo, në mënyrë që mos të kemi keqkuptime, i sqarojmë opinionit se Plisave nuk u intereson aspak se kush është trajner i Prishtinës, siç po pretendohet nga disa. Le të jetë kushdo që e nxjerrë klubin nga gremina, sepse 6 vite në këtë gjendje, shihet qartë që problemi në të cilin kemi ardhur, nuk ka qenë tek trajnerët por edhe më i madh se aq.

Plisave nuk u intereson as kush largohet e as kush rrin në kryesinë e klubit.

Kemi pritur kalimin e “krizave”, kemi duruar zhvillimin e ndeshjeve larg stadiumit tonë, kemi duruar humbjet nga lloj-lloj skuadra ZHL. Kemi duruar 6 vite zhgënjime e arsyetime koti. Po hyjmë në vitin e shtatë. Prapë me probleme.
Dikur kishte “arsyetime”, më nuk e dijmë se si do të arsyetojnë dështimet. Kjo çfarë po shohim tash e sa vite, nuk është Prishtina të cilën e njohim.

Ne në stadium vijmë vetëm për atë amblemë, vetëm për ato dy ngjyra, historinë e atij dresi. Plisat dhe adhuruesit e Prishtinës protestojnë për KTHIMIN E PRISHTINËS SË VËRTETË. Asaj Prishtine që kryesia e klubit ia ka zbehur ngjyrat.

Kërkojmë që të merni përgjegjësitë që ju takojnë dhe të punoni për ta larguar këtë “kancer” që e ka kapluar klubin.

Për të gjitha këto është koha e fundit dhe ju ftojmë të gjithëve për masovitet në ndeshje me Gjilanin.

Lojtarëve dhe klubit tonë u dëshirojmë sukses drejt fitores. Neve na kanë prapa kur ata dhe secili që është pjesë e Prishtinës, len zemrën në stadium për atë klub.

Prishtina – Gjilani
E diel, 22 shtator 2019
Ora 20:00
Stadiumi Fadil Vokrri
Hyrja 3 euro