75 Mall Live Search
13:40 / E Diele, 19 Prill 2020 / indeksADMonline

Plisat këndojnë sërish për Prishtinën

Koronavirusi tash e sa ditë ka futur të gjithë komunat e Kosovës në karantinë.

Ndërkohë që Prishtina është një ndër komunat e para të karantinuara, tifo-grupi nga kryeqyteti Plisat janë duke krijuar aktivitete të reja.

Plisat gjatë ditës së sotme kanë njoftuar se ata do të këndojnë për Prishtinën, me fillim nga ora 20:30, si dhe kanë bërë të ditur këngët të cilat do ti këndojnë, shkruan IndeksOnline.

Kujtojmë që Plisat  edhe ditë më parë, kishin bërë që Prishtina të këndojë nga ballkonet e tyre./IndeksOnline/