15:36 / E Mërkurë, 24 Prill 2024 / G T

“Plisat” marrin rrugë në Gjilan për ta përkrahur klubin e zemrës, por policia nuk lejoi hyrjen e tyre

Skuadra e Prishtinës është duke luajtur ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

Tifozët “Plisat” morën rrugë për në qytetin e Gjilanit, por u ndaluan nga policia në Llabjan, shkruan Indeksonline

Përmes rrjeteve sociale, tifogrupi “Plisat” kanë bërë të ditur se nuk u lejua hyrja e tyre edhe pse qëllimi ishte thjeshtë përkrahja e klubit të zemrës.

“Sot grupit tonë i është ndaluar paraqitja në Gjilan për ndeshjen futbollistike Drita-PRISHTINA. Edhe pse morëm rrugën për në Gjilan, për ndeshjen jetike të klubit tonë të zemrës, Policia e Kosovës na ndaloi në Llabjan pa asnjë arsye dhe nuk lejoi udhëtimin e grupimit tonë”, shkruhet në njoftimin e tifozëve nga kryeqyteti.

Kujtojmë që ndeshja e parë ishte mbyllur me rezultatin e barabartë 0:0 dhe fituesi i këtij takimi shkon në finalen e madhe të këtij sezoni në Kupën e Kosovës./Indeksonline/