Plisat në përkrahje të mjekëve, ky është mesazhi i tyre

Sot shënohet dita ndërkombëtare e mjekëve, atyre që në këto ditë të të vështira u kanë dalë në ndihmë shumë njerëzve.
Tifozët e Prishtinës janë solidarizuar me mjekët, ku kanë shpalosur një baner në rrethonat e QKUK-së.

“Heronjët tanë jemi krenarë me ju”, kanë shkruar Plisat, raporton Indeksonline.

Ky është njoftimi i tyre:
Me rastin e ditës botërore të doktorëve sot vendosëm një mesazh inkurajues dhe motivues për të gjithë doktorët që po punojnë pa rreshtur për të mirën tonë. Ky mesazh do të qëndrojë në këtë vend deri në përfundimin e kësaj pandemie.
Qëndroni të fortë, të gjithë jemi me JU !
Me respekt,
Plisat Prishtinë.
