75 Mall Live Search
12:47 / E Diele, 17 Nëntor 2019 / indeksADMonline

“Plisat” nisen drejt Shqipërisë, në përkrahje të Kombëtares kuqezi

Tifo grupi i Prishtinës “Plisat” kanë udhëtuar sot në drejtim të Shqipërisë për ta përkrahur Kombëtaren në ndeshjen ndaj Francës me fillim nga ora 20:45.

Me një postim në Facebook ata dje njoftuan se do të nisen për përkrahje të Shqipërisë, ndërsa sot ata njoftuan se grupi i parë veç është nisur.

Shqipëria si edhe Kosova është eliminuar nga kualifikueset për Evropian, megjithatë “Dardanët” e kanë një mundësi të dytë përmes Ligës së Kombeve./Indeksonline/