21:19 / E Enjte, 16 Prill 2020 / indeksADMonline

“Plisat” nuk e ndalin këngën, të dielën do të këndohet përsëri për Prishtinën

Tifo grupi nga Prishtina “Plisat” të dielën do të vazhdojnë aktivitetet e tyre.

Përmes një postimi “Plisat” kanë treguar që do të vazhdojnë me aktivitetet e tyre për kryeqytetin gjatë kësaj të diele, shkruan IndeksOnline.

“Qytetarë të dashur, ne si PLISA kemi vendosur që të vazhdojmë aktivitetin tonë këtë të diel, pra prej orës 20:30 fillojmë me këngët tona për kryeqytetin”, kanë shkruar tifozët e Prishtinës.

“Plisat” po ashtu edhe ditë më parë kishin marrë aksione të ngjashme, ku kishin kënduar për Prishtinën nga ballkonet e shtëpijave./indeksOnline/.