“Plisat” nuk e respektojnë himnin dhe largojnë flamujt e Kosovës

Dje u zhvillua finalja e Kupës së Kosovës në mes të KH Prishtina dhe KH Besa Famgas.
Por në Pallatin e Rinisë në kryeqytet ka ndodhur një incident duke i fyer simbolet shtetërore.
Indeksonline ka siguruar pamje ku shihen anëtarë të “Plisave” duke mos e respektuar himnin shtetëror.
Përveç kësaj ata kanë larguar disa flamuj të Kosovës derisa disa të tjerë i kanë mbuluar.
Mësohet se tre personat që kanë larguar simbolet janë ndjekur dhe më pas arrestuar nga policia. /IndeksOnline/