75 Mall Live Search
15:47 / E Diele, 29 Shtator 2019 / indeksADMonline

“Plisat” nuk lejohen të shkojnë në Vushtrri

Vushtrria është nikoqir i Prishtinës në javën e shtatë të Superligës së Kosovës.

“Plisat” ishin nisur në drejtim të Vushtrrisë, por nuk u lejuan nga policia, shkruan Indeksonline.

Në videot e siguruara nga Indeksonline shihen tifozët e Prishtinës duke u shoqëruar nga Policia e Kosovës.

Kryesia e “Plisave” e konfirmoi për Indeksonline, duke thënë se arsyeja për moslejimin është për çështje sigurie.

Për momentin, Prishtina është duke e mposhtur Vushtrrinë 2:0./Indeksonline/