75 Mall Live Search
00:23 / E Mërkurë, 27 Nëntor 2019 / indeksADMonline

“PLISAT” s’po kthehen vetëm, morën 30 banorë nga Durrësi për t’i strehuar në Prishtinë

Që nga orët e para të mëngjesit shumë kosovarë u nisën drejt shtetit amë për t’u ardhë në ndihmë vëllezërve e motrave shqiptare.

Me mjete transporti kosovarët u dërguan ndihma të ndryshme, kryesisht pako ushqimore e batanije banorëve, që po kalojnë natën nën qiell të hapur.

Edhe “PLISAT”, tifozët e Prishtinës, morën rrugën në drejtim të Durrësit ku furnizuan me ndihma 250 familje, mirëpo ata nuk po kthehen vetëm, bashkë morën edhe 30 banorë nga Durrësi për t’i strehuar në Prishtinë, përcjell Indeksonline.

Ndërsa, strehë shqiptarëve u kanë ofruar edhe qindra kosovarë, të cilët po mbajnë dyert hapur për ta./Indeksonline/