13:12 / E Enjte, 16 Maj 2019

Plisat: S’ka qare pa na dhënë Feronikeli biletat, do të festojmë titullin në Drenas

Të dielën zhvillohet finalja e Superligës së Kosovës në futboll, ku Feronikeli pret Prishtinën në xhiron e fundit të sezonit.

Fitorja dhe barazimi i jep titullin vendasve derisa kryeqytetasit mund të festojnë atë vetëm nëse shënojnë fitore.

Stadiumi “Rexhep Rexhepi” në Drenas nuk ka vend për tifozët mysafir dhe është raportuar se nuk do të shpërndahen biletat për Plisat.

Tribuna e vetme e stadiumit “Rexhep Rexhepi”

Por kryetari i “Plisave” Albert Kastrati ka thënë se skuadra nikoqire nuk ka qare pa dhënë 5% të biletave siç është me rregullore.

Ai është i bindur se Prishtina do të shënoj fitore dhe tifozët do të jenë në numër të madh edhe rreth stadiumit për ta festuar titullin.

Feronikeli nuk ka qare pa na dhënë 5% të biletave. Por ne kemi me shku shumë në numër rreth stadiumit“, ka thënë Kastrati.

Kemi me festua atje titullin e kampionit se Prishtina ka me u bë kampion“, ka thënë ndër tjerash “Tigri”.

Ndeshja mes dy pretendenteve për titull zhvillohet të dielën në ora 16:00. /IndeksOnline/