75 Mall Live Search
18:30 / E Enjte, 30 Korrik 2020 / indeksADMonline

Plisat thyejn heshtjen, u dërgojnë mesazh drejtuesve: Kur të ikni, turpin me vete do ta merrni

Tifo-grupi, Plisat që nga ndeshja e Prishtinës kundër Trepçës 89 ka qëndruar në heshtje.

As dje nuk e përkrahën klubin dhe as nuk e uruan për fitimin e Kupës së Kosovës, transmeton Indeksonline.

Përmes një postimi sot, Plisat kanë sulmuar drejtuesit e klubit.

“Të përhershëm jemi vetëm ne, e përjetshme është vetëm Prishtina! Kur të ikni ju – turpin me vete do ta merrni, lavdia do të mbetet në tribina!”, kanë shkruar Plisat në postimin e tyre./Indeksonline/