“Plisat” tregojnë vendtakimin për të shkuar në varrim të Genc Garës

Tifozët e Prishtinës “Plisat” kanë njoftuar se sot do të mbledhen në ora 12:40 për të shkuar nëvarrim të anëtarit të tyre, Gent Garës, shkruan IndeksOnline.
Sipas njoftimit, “Plisat” do të shkojnë në varrim të të ndjerit në mënyrë të organizuar.
Nisja do të bëhet te stadiumi “Fadil Vokrri” te hyrja e tribunës jugore.
28 vjeçari ka ndërruar jetë dje. Ai ishte goditur nga një veturë në Fushë Kosovë.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet në ora 14:00 në varrezat e Arbërisë, Prishtinë./IndeksOnline/