75 Mall Live Search
15:07 / E Shtunë, 12 Mars 2022 / MSH

“Plisat” vazhdojnë me fitore, Ballkani shkatërron Feronikelin

Kanë përfunduar dy ndeshjet e sotme të programit të Superligës së Kosovës, ku kemi disa rezultate tejet interesante.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara, lideri i tabelës Ballkani ka shënuar fitore të thellë me rezultat 5:0 kundër Feronikelit, përcjell KosovaPress.

Po ashtu, fitore sot ka shënuar edhe kampioni aktual Prishtina, e cila e ka mposht me rezultat solid 2:0 skuadrën e Ulpianës.

Me pikët e reja, skuadra e Ballkanit përforcon pozitën e parë në tabelë me 51 pikë, krahas kundërshtarit të sotëm Feronikelit që renditet në vendin e fundit me vetëm 11 pikë.

Në anën tjetër, pas fitores së sotme Prishtina ngjitet në vendin e pestë në tabelë me gjithsej 32 pikë të arkëtuara, ndërsa rivali i sotëm Ulpiana zë vendin e parafundit në tabelë, respektivisht vendin e nëntë me vetëm 23 pikë të tubuara.

Rezultatet e ndeshjeve të sotme në Superligën e Kosovës i gjeni më poshtë.

Ballkani 5:0 Feronikeli

Prishtina 2:0 Ulpiana