75 Mall Live Search
14:50 / E Hënë, 17 Shkurt 2020 / indeksADMonline

“Plisat” vizitojnë Prekzin në përvjetorin e Pavarësisë

Kosova sot shënon 12 vjetorin e shpalljes së pavarësisë si shtet.

Për nder të kësaj dite, tifozëria e njohur kosovare, Plisat kanë vizituar Prekazin legjendar.

“Homazhe në Prekaz. Përjetësisht falënderues ndaj dëshmorëve të rënë për liri”, kanë shkruar Plisat.

Këta të fundit, kanë qenë prezentë në dy ndeshjet e fundit të Prishtinës, që skuadra e tyre i fitoi ndaj Vushtrrisë, një në kuadër të Kupës së Kosovës dhe tjetrën në kuadër të Superligës.

Vlen të përmendet, se Plisat priten të jenë prezentë edhe me 26 mars në Shkup, kur Kosova do të luajë ndaj Maqedonisë së Veriut.