75 Mall Live Search
10:08 / E Diele, 30 Gusht 2020 / indeksADMonline

Pllakën përkujtimore për ish-senatorin Bob Dole do ta zbuloj kryediplomatja kosovare, Meliza Haradinaj-Stublla

Sot do të zbulohet një pllakë përkujtimore për ish-senatorin amerikan, Bob Dole në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Tashmë të gjitha përgatitjet janë bërë për fillimin e ceremonisë që do ja nis në ora 11:00, transmeton Indeksonline.

Pllakën përkujtimore do ta zbuloj ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla.

Po ashtu, në ora 13:30 do të zbulohet busti i ish-senatorit amerikan në lagjen Dardania, në rrugën që mban emrin e tij.

Oda Ekonomike Amerikane e Kosovës ka njoftuar se busti i Dole do të zbulohet sot, me rastin e 30 vjetorit të vizitës së delegacionit të Senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës të udhëhequr nga Dole./Indeksonline/