Pllenkoviq: Kosova dhe Serbia të interesuara të shkojnë drejt BE-së

Kryeministri kroat Andrej Pllenkoviq, tha se pavarësisht rritjes së tensioneve midis Serbisë dhe Kosovës, nuk është i shqetësuar për destabilitetin në rajon.
“Komuniteti ndërkombëtar është i angazhuar fuqishëm në dialog” dhe “të dyja vendet janë të interesuara të shkojnë përpara drejt Bashkimit Evropian”, tha ai në një intervistë për politico.