75 Mall Live Search
20:26 / E Enjte, 23 Tetor 2025 / Z S

Plot 100 dyqane, Comodita shënon rekord të ri me hapjen e edhe një dyqani në Shqipëri

Lideri i tregut të produkteve për shtëpi, Comodita Home, ka shënuar sot edhe një rekord – plot 100 dyqane në katër tregje të ndryshme. Me hapjen e dyqanit të 38 në tregun e Shqipërisë, në Prestige Home Center, është rrumbullakësuar shifra e madhe.

Një hap i tillë shënon një sukses të radhës, në rrugëtimin e zhvillimit të vazhdueshëm të kompanisë dhe në përforcimin e pranisë së brendit.

Menaxherja e dyqanit të 100-të, Haxho Gerveshi, ka zbuluar se me këtë rast, të gjithë klientët që do ta frekuentojnë kompaninë më të besueshme në industrinë e pajisjeve për shtëpi, do të ketë oferta ekskluzive.

Zbritjet prej 20% në çdo produkt ju presin në lokacionin PrestigeHome Center dhe jo vetëm kaq.

Për adhuruesit e kafesë, ju pret shija e Prince Caffe, që është e pranishme në çdo dyqan, tha tutje Gerveshi.

“Nga sot i presim të gjithë klientët tanë në lokacionin PrestigeHome Center për të përfituar nga ofertat ekskluzive, të cilat janë me 20% zbritje për çdo produkt. Po ashtu, ata që duan të shijojnë kafen Prince e gjejnë të pranishme në të gjitha dyqanet tona, nga kafja tradicionale turke deri te aparatet e kafes me kapsula Prince Caffé,” shprehet menaxherja e dyqanit Haxho Gerveshi.

Dyqani i ri padyshim që ka një ambient modern dhe të kuruar me kujdes, për të pritur dhe ofruar eksperiencë fantastike të blerjes, ku cilësia, komoditeti dhe elegance e produkteve bashkohen në një vend – për shtëpinë ideale.

Klientët do të kenë mundësinë që më afër t’i gjejnë dyshekët më të kërkuar, të gjitha produktet për gjumë, kuzhinë, udhëtim e dekor, si dhe zgjidhje të personalizuara për secilën hapësirë të shtëpisë tuaj.

Për të gjitha këto, përfaqësuesja nga Comodita Home, Blerta Sadikaj, ka ndarë më shumë detaje.

Ajo ka treguar rëndësinë e këtij zgjerimi në shtetin shqiptar dhe përkushtimin e pandalshëm të brendit për t’iu ofruar klientëve produkte cilësore dhe me çmime të arsyeshme.

“Jemi të lumtur të inaugurojmë dyqanin më të ri të ComoditaHome në Prestige Home Center. Ky është një pozicion strategjik jo vetëm për banorët e zonës, por edhe për të gjithë ata që udhëtojnë përgjatë autostradës Tiranë–Durrës. Dyqani, me një hapësirë prej rreth 400 metrash katrorë është konceptuar si një shoëroom modern, ku vizitorët mund të shohin nga afër të gjitha llojet e dyshekëve dhe produkteve tona, të ekspozuara në mënyrë të ngjashme me ambientin e shtëpisë.

Përveç dyshekëve, ofrojmë një gamë të gjerë produktesh për gjumë dhe shtëpi nga setet e çarçafëve, mbulesave dhe jastëkëve e deri te produktet e kuzhinës si tenxheret, pjatat, lugët dhe shumë artikuj të tjerë.”

Comodita Home synon të jetë jo vetëm një vend për blerje, por një partner i përditshëm i çdo familjeje, duke ofruar rehati, dizajn dhe inovacion në çdo produkt.

Në rritjen e vazhdueshme që ka pasur qysh nga themelimi, Comodita Home sot është një nga kompanitë më të njohura të produkteve për shtëpi në rajon, me një rrjet të gjerë që përfshin 31 dyqane në Kosovë, 38 në Shqipëri, 31 në Maqedoninë e Veriut, si dhe prezenca në tregun e Belgjikës.

Kudo ku ndodhet, marka sjell të njëjtin standard të lartë cilësie – kujdes ndaj klientit dhe përkushtim ndaj përmirësimit të përvojës së blerjes!

Hapja e re në Prestige Home Center, e konfirmon se ComoditaHome po forcon edhe më shumë pozicionin e saj si lider rajonal në produktet për shtëpi dhe po dëshmon se sukseset ndërtohen mbi besim, cilësi dhe dashuri për shtëpinë./Indeksonline/