Plot emocione, Venera e Lindi prekin rrjetin me këngën e djalit
Venera Lumani dhe Lind Islami kanë emocionuar ndjekësit me një video, ku i këndojnë djalit këngën “Mezi pres”.
Në video, të dy këndojnë ndërkohë që Lindi i bie kitarës, ndërsa Drini dëgjon këngën kushtuar atij.
“1 vit nga ‘Mezi pres’. Dikur e këndonim si në ënderr këtë këngë me ndjesi të fortë e të brishtë, sot e kam përpara dhe e prek,” shkruajnë ata. “Dashuri pa kushte, Drini nënës e babit.”
Kënga “Mezi pres” u publikua gjatë pritjes së ëmbël së Venerës, si një dedikim i i sinqertë për fëmijën që po vinte në jetë.
Videoja ka emocionuar ndjekësit dhe është komentuar gjerësisht si një nga momentet më të ndjera që çifti ka ndarë deri tani.

